Ambasada e Britanisë: Shoqëria dështoi të mbështeste gratë e dhunuara

0
32

Në Londër me 23 dhe 24 nëntor, është zhilluar një festival filmash si pjesë e Parandalimit të Dhunës Seksuale.

Këta filma të shkurtër janë projekt i financuar nga Mbretëria e Bashkuar, duke mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe duke punuar për t’i dhënë fund stigmës në Kosovë. Një prej tyre, është edhe ky, i cili është përkthyer nga portali  OxygenPress.

Gjatë Luftës së fundit në Kosovë, 1998-199, mijëra gra u dhunuar seksualisht. Shoqëria dështoi të mbështeste gratë që pësuan këtë krim të tmerrshëm, dhe shumë njerëz u deshën të jetonin në turp dhe heshtje, transmeton OxygenPress.

Kadire Tahiraj hapi Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, për të ndihmuar këto gra dhe për të thyer stigmën e përdhunimit në shoqërinë kosovare. Qendra ndihmon indetifikimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Kjo u jep atyre qasje sociale dhe mbështetje psikologjike dhe i ndihmon ata të shprehin nevojat e tyre për institucionet publike.

Mbretëria e Bashkuar  mbështet punën e qendrës me fonde vitale dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për të siguruar që këto gra të marrin ndihmën që u nevojitet. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu