“Amazon” krijon 100 000 vende pune shtesë në SHBA dhe Kanada

0
52

Gjiganti i tregtisë në internet “Amazon, që ka përfituar nga një shpërthim i kërkesës për porosi online që nga fillimi i pandemisë, njoftoi sot krijimin e 100 000 vendeve pune shtesë në SHBA dhe Kanada.

Këto punësime të reja i shtohen fushatave të mëdha të rekrutimit të organizuara nga grupi në muajt e fundit, për t’iu përgjigjur rritjes së aktivitetit.

“Amazon” ka në plan të punësojë 33 000 punonjës të rinj në SHBA në pozicione administrative dhe teknike, si edhe 10 000 të tjerë në selinë e saj në Bellevue, Uashington”, nga fillimi i shtatorit, tha kompania.

Kompania nuk specifikoi kur planifikon të krijojë 100 000 pozicione të reja, por theksoi se procesi i punësimit tashmë kishte filluar./atsh