Alpet që po kërkohen nga e gjithë bota

0
713

Alpet Zvicerane janë një nga vendet më të preferuara në listën e atyre që pëlqejnë udhëtimet dhe natyrën.

Ky vend ofron pamje mahnitëse nga një lartësi prej katër mijë e 634 metrave.

Ajri i pastër në kombinim me bukuritë natyrore ju ofrojnë një nga eksperiencat e pa harruara jetësore.

Zvicra është e rrethuar nga alpet dhe drunjtë e rreshtuar përgjatë kufijve të saj me Gjermaninë, Italinë e Francën. Janë Alpet perëndimore, lindore dhe ato qendrore.

Lumenjtë, liqenet dhe ujëvarat janë një nga pjesët më të bukura të Alpeve.

Ndërtimi i objekteve turistike filloi në mes të shekullit të 19-të me ndërtimin e hoteleve dhe kasolleve malore ku përfshihet krijimi i Klubit Alpin Zviceran në vitin 1863, dhe hapja e linjave të trenave malorë.

Ndërsa në vitin 1912 u hap linja e cila të dërgon në stacionin më të lartë hekurudhor në Evropë.

Shumë male tërheqin një numër të madh të alpinistëve nga e gjithë bota, sidomos majat e larta nga 4000 metra dhe malet veriore.

Vendpushimet e mëdha dimërore janë gjithashtu destinacione të vizituara edhe në verë, pasi shumica e teleferikëve punojnë  gjatë tërë vitit, duke bërë të mundur që alpinistët të arrijnë pika të larta pa shumë përpjekje.

Klein Matterhorn është teleferiku më i lartë i kontinentit evropian.

Nga 23.000 km zonë malore një nga pikat më të bukura në alpe është ajo e “Shën Moritz-it”.

Në tërë botën njihet si zonë e të pasurve dhe njerëzve me ndikim.

Reputacioni i kësaj pike nisi në vitin 1880 kur mbretëria Britanike filloi të ngjitet në liqenet dhe malet e bukura.

Është shtëpia e pesë hoteleve me 5 yje dhe tetë hoteleve me 4 yje, duke përfshirë edhe Pallatin e Badrutit,  një nga më të shtrenjtat e Evropës, me disa suita që as nuk japin çmim.

Ky destinacion elitar është plot me qendra tregtare dhe restaurante me çmime marramendëse.

Rolls Royces dhe Bentleys janë vetura të zakonshme për tu parë në këto zona,  ndërsa një hamburger në restorantin “fast food” kushton 36 dollarë.

Megjithatë, ka edhe vende të tjera të cilat mund të shijohen edhe me një buxhet mesatar.

Në fund të fundit bukuria natyrore është në dispozicion për të gjithë.

Një mënyrë unike për të parë këtë është hoteli Romantik, i vendosur në majën e malit Muottas Muragl.

Një burim i frymëzimit për poetët, shkrimtarët dhe artistët, mënyra e vetme për të arritur në majë dhe hotel është përmes teleferikut.

“Romantik” është hoteli i parë në Alpe i cili vetë-prodhon energji elektrike.

Dhomat janë me çmime shumë të arsyeshme, duke filluar nga rreth 130 dollarë.

Ju gjithashtu mund të shkoni për të pirë apo ngrënë darkë në restorantin ekskluziv “Panorama”, ose thjesht të shijoni pamjet mahnitëse të luginës “Engadin” nga poshtë.

“Shën Moritz” shtrihet në anën tjetër të Glacier Express nga Zermatt, dhe gjithashtu ka edhe dy aeroporte për aeroplanët privatë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu