Alkooli rrit aftësinë për gjuhë të huaja, thotë studimi i fundit

0
86

Një zbulim i ri i publikuar në një revistë të njohur, thotë  se alkooli mund të na  ndihmoj ta flasim më mirë një gjuhë të huaj.

Hulumtuesit kanë mbledhur 50 gjermanfolës të lindur aty, të cilët kohëve të fundit kanë mësuar të flasin danisht. Praktikantëve më pastaj u është dhënë një dozë e vogël e alkoolit ose pije që nuk ka pasur përmbajtje alkooli, dhe u është kërkuar të kenë një bisedë në danisht për disa minuta.

Bisedat ishin incizuar, dhe më pastaj ishin vlerësuar nga dy danez folës, të cilët nuk ishin në dijeni se praktikantët kishin konsumuar alkool. Ata të cilët ishin nën ndikim të alkoolit kanë marr vlerësime më të larta se kolegët e tyre që nuk kishin konsumuar, sidomos kur ishte puna tek shqiptimi.

Rezultatet i dëshmuan studiuesve hipotezën se pak alkool mund të përmirësojë aftësinë e të folurit në  një gjuhë tjetër.

Është e rëndësishme të nxjerrim në pah se pjesëmarrësit në këtë studim kishin konsumuar një dozë të vogël të alkoolit. Niveli i lartë i konsumimit të alkoolit nuk mund të ketë përfitime në shqiptimin e fjalëve të huaja.

Qëllimi kryesor i hulumtuesve ishte të testonin këto teori kontradiktore; ndërkohë që aftësia e alkoolit për të lehtësuar ankthin social është ndoshta një faktor kryesor, ata nuk mund ta thonë në mënyrë përfundimtare.

Mund të duket kontradiktore, pasi që alkooli dëmton funksione njohëse, si aftësia për të kushtuar vëmendje dhe kujtimi i fakteve. Por kjo gjithashtu ul shqetësimin tonë shoqëror dhe rrit vetëbesimin, i cili na ndihmon kur flasim me një person tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu