Alienët mund të gjenden në Sistemin Diellor, thotë studimi i fundit

0
80

Një studim i ri i Universitetit në Sheffield, thotë se jeta aliene mund të gjendet në Sistemin Diellor atje ku yjet janë “shtrydhur” me njëra-tjetrin, duke e bërë të ashtuquajturën “zonën e banueshme”.

Ndërkaq, studimet e mëparshme janë përqendruar kryesisht në planetët dhe jetën e mundshëm rreth yjeve që janë të ngjashme me tonat, duke filluar nga supozimi se çdo sistem tjetër diellor në të cilin mund të ketë një jetë do të jetë e ngjashme me sistemin tonë diellor.

The Independent shkruan se studimi i ri sugjeron se formimi i yjeve në sistemet binare mund të lejojë planetët rreth tyre të kenë temperaturën e duhur, ku mund të ketë ujë dhe jeta mund të lulëzojë. Kur arrijnë në yllin e tretë, yjet binare mund të “shtyhen” së bashku dhe me këtë zgjerohet zona e jetesës.

Një studim i ri mund të zbulojë më tej se çfarë po ndodh rreth këtyre sistemeve dhe të përpiqet të zbulojë se çfarë lloj mjedisi mund të gjendet atje.

Zbulimi se sistemet diellore të qëndrueshme mund të zhvillohen në vende që janë shumë të ndryshme nga tonat, tregon qartë se sa pak të dhëna ekzistojnë për to.