Albert Einstein: Suksesi është një dështim në progres

0
224

Suksesi nuk fillon apo shënohet me para, famë brenda nate apo zyra gjigante. Nëse nuk e keni besuar që suksesi fshihet pas besimit për gjëra të mëdha dhe punës së palodhshme… përmes Blugut Italmed do ju sjell tregime të personaliteteve të rëndësishme botërore.

Albert Einstein është një shkencëtar i njohur dhe personalitet i jashtëzakonshëm gjenial i njohur nga pothuajse të gjithë ne në të gjithë botën për shkak të shpikjeve dhe kontributeve të tij të mëdha drejt shkencës. Ai citoi që suksesi është një dështim në progres dhe dikush që nuk ka dështuar kurrë nuk mund të jetë me të vërtetë një person i suksesshëm.

Gjatë fëmijërisë, ai vuante nga dështime të vazhdueshme. Ai nuk ishte në gjendje të fliste rrjedhshëm deri në moshën nëntë vjeç, pas së cilës ishte përjashtuar nga shkolla. Për më tepër, pranimi i tij në Shkollën Politeknike të Cyrihut gjithashtu nuk u mor parasysh. Duke e pasur të vështirë të punësohej, Ajnshtajni mbajti mësime për fëmijë, dhe më vonë punoi në zyrën zvicerane të patentave në Bern.

Por, duke udhëhequr drejt rrugëve të suksesit në mënyrë të vazhdueshme, ai e provoi veten si një perlë e njohur në oqeanin e shkencës dhe teknologjisë. Ai i kushtoi studime të thella efektit Fotoelektrik, lëvizjes Broënian, Relativitetit Special dhe Ekuivalencës së Materies dhe Energjisë E = mc2.
Në nëntor 1915, Ajnshtajni përfundoi Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit, të cilën ai e konsideroi të saktë, sepse parashikonte me saktësi pereliun e orbitës së Merkurit rreth diellit, i cili nuk arriti në teorinë e Njutonit.

Në 1921, Albert Einstein mori çmimin Nobel për fizikën për shpjegimin e tij të efektit fotoelektrik, sesa punën e tij mbi relativitetin, e cila u konsiderua e diskutueshme.

Më 17 Prill 1955 ai vdiq nga një aneurizëm e aortës abdominale, mirëpo puna e tij mbetet të jetë ndër gurët më të cmuar dhe të pashembuj të historisë njerëzore dhe shkencës.