Albanian Network, aplikacioni që e krijoi shqiptari me vetëm një qëllim

0
150

Bujar Gashi, kosovari që jeton në Gjermani ka ideuar një aplikacion që lidh shqiptarët kudo nëpër botë.

Ai ka punuar dy vjet për këtë aplikacion, i cili ua lehtëson komuniteti shqiptarë të jenë më afër njeri-tjetrit.

Përmes aplikacionit, të gjithë shqiptarët kudo që udhëtojnë mund të gjejnë lokale, mjekë, avokat apo çfarëdo tjetër, që janë shqiptarë.

“E donwloadon aplikacionin, hyn përmes cilitdo rrjet social, ngase ne nuk marrin të dhëna private për askënd, por regjistrohen përmes rrjeteve sociale që përdorin dhe nëse je në Berlin, e hap aplikacionin, i sheh të gjitha aktivitetet e shqiptarëve që veprojnë në atë qytet”, thotë Gashi.

Sipas tij, kjo nuk ka qenë e lehtë.

“Fillimi ka qenë i vështirë, idenë e kam pas shumë moti, por më janë dashur edhe programerë dhe bashkëpunëtorë, ku së bashkë e kemi finalizuar. Më 15 prill do të lëshohet në Andorid dhe Apstore, tani vetëm është faza testuese”, shpjegon ai.

Aplikacioni ka siguri të lartë nga autoritetet kibernetike në Gjermani, është nën vëzhgim të stafit, dhe askush nuk mund të ketë qasje në të dhënat private.

Secili që dëshiron ta përdorë duhet të kërkojë: Albanian Network./OxygenPress.info