Alban Ukaj nderohet me çmimin aktori më i mirë Festivalin e Filmit Cottbuss

Filmi “Hëna e plotë” e Nermin Hamzagic debutoi në Festivalin e Filmit Cottbuss, e me këtë rast aktori shqiptar Alban Ukaj u nderua me çmimin Aktori më i Mirë për rolin e tij në këtë film.

Vetë aktori i cili portretizoi një inspektor në film tha se nuk e priste këtë nderim.

Ai u shpreh i lumtur me arritjet e këtij filmi, për te cilin tha se u punua me shumë dashuri.

Nermin Hamzagic u shpreh mirënjohës për çmimin dhe premierën e parë boterorë të filmit në këtë festival.

Ngjarja në këtë film zhvillohet në një natë me hënë të plotë, ku personazhe të ndryshme mbërrijnë në stacionin e policisë në Sarajevë, duke zbuluar historitë e tyre të jetës dhe duke ofruar një pamje të shoqërisë bashkëkohore boshnjake.

Filmi “Hena e Plote” gjithashtu do të shfaqet edhe në Festivalin e Shkupit.