Aktivizohet Linja e ndihmës psikologjike 038 200 80 890

0
38

Nga sot, Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e ndihmës psikologjike, përmes së cilës të gjithë ata që kanë nevojë për të folur me psikologun mund ta bëjnë këtë në numrin:
038 200 80 890.

Kjo linjë që është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisë, do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në këtë periudhë të pandemisë Covid-19 për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tyre, si dhe për ata që mund të perjetojnë stres të shtuar, ankth, panik apo edhe shenja dhe simptoma të depresionit.