Agim Gërguri: Rrini në shtëpi

0
140

Muzikanti Agim Gërguri ka folur për problemet e shoqërisë tonë.

Duke bërë thirrje te të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të pandemisë, të mbajnë distancë, të pastrojnë duart dhe të mos merren me politik, ai thotë se janë disa probleme të tjera që po e shkatërrojnë shoqërinë tonë.

Problemet sipas tij:

  • Shërbimet sekrete që po punojnë në Kosovë

*në të gjitha institucionet janë të përfshirë por AKI-ja po e bënë punën e saj

– kriminelët

*që vjedhin gjithcka që mendojnë që nuk ëhstë e tyre

– budallenjtë e shkolluar

*njerëzit që kanë ble diploma, nuk janë profesionist aty ku punojnë ndërsa janë këshilltarë të udhëheqësve, e nuk kanë aspak përvojë

Ai vlerëson se muzika tallava, pasurimi i njerëzve që nuk dihet prejardhja e pasurisë, njerëz që udhëheqein shëndetësinë pa qenë mjekë e të ngjashme.

Në emisionin Oxygen ai tha se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë pjesë apo përkrahës i ndonjë partie, por sipas tij, lideri i Kosovës nuk ka lindur ende, e kështu ai thotë se do përkushtohet pas fëmijëve të tij dhe nuk do merret me ata që janë aktualisht liderë politikë.

Gërguri ka qenë drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Kosovë dhe kur flet për Kalanë e Novobërdës, thotë se UNESCO ka investuar, kroatët e kanë bërë projektin, por serbët kanë fituar për restaurim dhe duket se kompania e tyre ka qenë e dobët, e sipas tij, gabimet janë bërë nga mosdija./oxygenpress.info