Abuzimi me kanalizim

0
71

Nga KRU “Gjakova” SH.A – Gjakovë

Si pasojë e abuzimit të qytetarëve duke bërë hudhjen e mbeturinave të ndryshme në rrjet, vjen deri tek bllokimi i kanalizimeve.

Të nderuar konsumator, hudhja e mbeturinave të ndryshme në rrjet, në të shumtën e rasteve bën bllokimin e kanalizimit duke paraqitur probleme të shumta për kthimin e rrjetit në gjendje normale, gjegjësisht debllokimin e kanalizimit.

Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Gjakova” janë gjithmonë në teren në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit si pastrimin e pusetave, zhbllokimin e kanalizimeve, ku me hudhjen e mbeturinave të ndryshme ky proces bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Apelojmë tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm në vetëdijesimin ndaj rrjetit të kanalizimit sepse problemet e shfaqura në rrjetin e kanalizimit reflektojne në kualitetin e jetës dhe mirëqenjes suaj.

Të ilustruara me foto gjeni rastin në rrugën “Ali Hadri”, ku ekipa e KRU “Gjakova” intervenoi në debllokimin e kanalizimit.