A e dini cilat janë kafshët më përtace?

0
3978

Ekzistojnë dy lloje të slothëve, me tre gishtrinjë dhe dy gishtrinjë. Slothët, ose siç njihen ndryshe përtacët, janë gjitarë të madhësisë së mesme.

Njihen si krijesa të dashura e shumë pozitive.

Janë kafshë që jetojnë në pemë, dhe gjenden në xhunglat e Amerikës qendrore dhe Jugore.

Trupi i tyre arrin gjatësi maksimale deri në 50-60 cm.

Studime arkeologjike, tregojnë se janë gjetur skelete të tyre që datojnë në kohët e lashta me madhësi sa një elefant.

Ata ushqehen kryesisht me bimë, gjethe e fruta të ndryshme.

Por dy gishtërinjtë ushqehen edhe me insekte, zvarranikë të vegjël e zogj.

Emri Sloth, nga gjuha angleze është përshtatur me termin slow që do të thotë i ngadalshëm. Sepse slothët njihen si kafshë dembele dhe jo energjike.

Ata mund të lëvizin në tokë vetëm në dy metra për minutë.

Kurse në pemë, janë pak më të shpejtë në tre metra për minutë.

Ata ata mund t’i zgjasin gjuhët nga 25 deri në 30 cm.

Kanë kthetra shumë të mprehta, dhe përveç se i shfrytëzojnë për tu mbajtur në pemë, kthetrat janë e vetmja armë natyrore ndaj grabitqarëve.

Slothë me dy gishtrinjë janë më aktiv natën, kurse ata me tre aktivizohen më shumë gjatë ditës.

E duan shumë ujin dhe janë të shkathët në notim, sipas studimeve slothët mund ta mbajnë frymën deri në 40 minuta.

Nuk djersisin, dhe nuk kanë erë të pakëndshme, gjë që iu ndihmon ti mbajnë grabitqarët larg.

Ata kryejnë nevojat e tyre fiziologjike vetëm  një herë gjatë javës.

Përveq kësaj ata i kryejnë këto nevoja gjithmonë në të njëjtin vend.

Slothët nuk i humbin kthetrat e tyre edhe pas ngordhjes.

Dikur besohej se ata bëjnë gjumë 15 deri në 20 orë në ditë.

Kurse tash është vërtetuar se slothët bëjnë 10 orë gjumë në ditë.

Slothët me tre gishtrinjë kanë mundësi ta kthejnë kokën e tyre deri në 360 shkallë.

Ata jetojnë të vetëm dhe bashkohen vetëm kur kanë për tu riprodhuar.

Shtatëzania e një slothi zgjat deri në 10 muaj dhe mund të lindin vetëm një pasardhës.

Në ambientet e egra ata jetojnë afërsisht 15-16 vjet. E nëse mbahen të vëzhguar kanë kapacitet të jetojnë deri në më shumë se 30 vjet./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu