78 vjet nga lindja e poetit të kalibrit ndërkombëtar Ali Podrimja

0
59

Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë.

Sot bëhen 78 vjet nga lindja e shkrimtarit të madh Podrimja.

Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Ali Podrimja, i cili ka qenë autor i shumë vëllimeve me poezi dhe me të drejtë konsiderohet një poet i kalibrit ndërkombëtar dhe si ndër përfaqësuesit më të njohur të poezisë së sotme shqiptare.

Poezia e tij ka qenë e pasur me figurshmëri poetike dhe me nivel të lartë kuptimor e sensual. Podrimja përmes artit poetik ka përçuar kulturën e traditën shqiptare dhe me krijimtarinë e tij e ka ngritur në një nivel tjetër poezinë shqipe.

Poezitë “Lum Lumi”, “Unë, biri yt, Kosovë”, e shumë e shumë poezi tjera të Aliut do të mbesin gjurmë të pashlyera në kulturën moderne të Kosovës.

E kujtojmë me mall dhe krenari poetin e paharruar Ali Podrimja. Krenohemi që e patëm dhe mburremi ende para popujve tjerë me krijimtarinë e madhe e të bukur që ka lënë pas./OxygenPress.info