50 mijë euro bursa për studentë

Një konkurs publik është shpallur dje nga Komuna e Skenderajt. Aty do të bëhet ndarja e bursave për studentë të kësaj komune.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se vlera e përgjithshme e kësaj mbështetjeje është 50 mijë euro, nga të cilat do të përfitojnë 100 studentë.

“Ky është vetëm një nga veprimet tona drejt përmirësimit dhe sigurimit të kushteve më të mira për studentët e komunës sonë, në avancimin e tyre profesional. Shpërndajeni sa më shumë këtë informatë, në mënyrë që studentët tanë të përfitojnë nga kjo mundësi”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt”, ka thënë Bekim Jashari.

Bursa arrin shifren 500 euro për student./OxygenPress.info