25 Nëntor – Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

0
488

Që prej vititi 1981, në përkujtim të motrave Mirabal, si një kujtesë globale për dhunën gjinore, 25 nëntori është vendosur nga aktivistët në çështjet e grave si dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave.

Në këtë datë, ftohen të gjithë qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare të ndërgjegjësojnë dhe të kontribuojnë në rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit publik, lidhur me problemin e keqtrajtimit të femrave.

Dhuna ndaj grave, vazhdon të jetë një fenomen global. Mbi 70% e femrave përjetojnë dhunë në jetën e tye.

Dhuna dhe abuzimi prekin ferma të të gjitha kategorive dhe nga të gjithë prejardhjet.

Dhuna ndaj femrave nuk njeh kufinj gjeografikë, kulturorë, socialë, ekonomikë apo edukcionalë. Është një fenomen që prek të gjithë shoqëritë dhe merr disa forma; që nga dhuna seksuale, martesa me forcë, vrasjet për arsye nderi, etj.

Dhuna shkakton miliona viktima çdo vit si dhe një sasi të papërshkrueshme dhimbje fizike dhe emocionale.

Dhuna ndaj grave përbën një shkelje të të drejtave të njeriut. Gjithashtu, dhuna ndaj grave është në shumicën e rasteve pasojë e diskriminimit ndaj grave, sidomos në praktikë, dhe për shkak të pabarazive të vazhdueshme ndërmjet meshkujve dhe femrave.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme. Parandalimi është i mundur dhe shumë i rëndësishëm.

Faktorët e rrezikut

– Nivel i ulët edukimi

– Çrregullimi i personalitetit antisocial.

– Përdorim dhe abuzim i drogave dhe alkoolit

– Qëndrime ku dhuna pranohet.

– Histori të mëparshme dhune.

– Sankione të dobëta ligjore kundrejt dhunës.