21 nëntori – Dita e televizionit, paramendojeni jetën pa të

0
113

Më 17 dhjetor të vitit 1996, Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka shpallur 21 Nëntorin si Ditën Botërore të Televizionit, pikërisht për të përkujtuar ditën kur u mbajt për herë të parë Forumi Botëror i Televizioneve.

Ky vendim i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara erdhi duke kujtuar rezolutën e saj të 13 shkurtit të vitit 1946, në të cilën thuhet se, ndër të tjera, Kombet e Bashkuara nuk mund të arrijnë qëllimet e veta përveç nëse popujt e botës janë të informuar plotësisht për qëllimet dhe aktivitetet e saj në mënyrë korrekte.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përmes rezolutës që shpalli 21 nëntorin Ditë Botëtore të Televizionit, i fton të gjitha shtetet anëtare ta respektojnë këtë ditë, duke inkurajuar shkëmbimet globale të programeve televizive që të shfrytqzohen, ndër të tjera, për cështje të tilla si paqes, sigurisë, ekonomisë, zhvillimit social dhe rritjen e shkëmbimit kulturor. Kjo ditë simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore.

Kjo ditë është shpallur nga Kombet e Bashkuara dhe i ka bërë bashkë për herë të parë, institucionet kryesore të industrisë mediale, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), Asociacioni i Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT) dhe EGTA Asociacioni i Radio Televizioneve me bazë në Bruksel.