10 thënie unike nga gratë me ndikim në botë

0
306

1.Michelle Obama

Ka akoma shumë arsye për të cilat ja vlen të sakrifikosh, por ka edhe shumë histori që duhet të bëhen.

2.Mbretëresha Elizabet II

Unë nuk mund t’ju çoj në betejë, nuk ju jap ligje apo të administroj drejtësinë, por unë mund të bëj diçka tjetër, mund të jap zemrën time dhe përkushtimin tim ndaj këtij populli dhe gjithë kombeve të botës.

3.Oprah Winfrey

Jini mirënjohës për atë që keni; ju do të përfundoni duke pasur gjithmonë më shumë. Nëse përqendrohesh në atë që nuk ke, kurrë s’do të kesh mjaftueshëm.

4.Angela Merkel

Askush në Evropë nuk do të braktiset. Askush në Evropë nuk do të përjashtohet. Europa ka sukses vetëm nëse punojmë së bashku.

5.J.K.Rowling

Është e pamundur të jetosh pa dështuar në diçka. Nëse nuk jeton kaq i kujdesshëm edhe ti nuk mund të jetosh fare, në këtë rast, dështon pa vonesë.

6.Helen Keller

Gjërat më të mira dhe më të bukura në botë nuk shihen apo preken, ato duhen ndjerë me zemër.

7. Ellen DeGeneres

Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.

8. Hillary Clinton

Në shumë raste, marshimi drejt globalizimit ka nënkuptuar edhe margjinalizimin e grave dhe vajzave dhe kjo duhet të ndryshojë.

9. Beyoncé

Ne duhet të riformojmë perceptimin tonë rreth mënyrës si e shikojmë veten. Duhet të bëjmë një hap përpara si femra dhe të marrim drejtimin.

10. Angelina Jolie

Nuk ndihem më pak femër. Ndihem akoma më e fuqishme kur marr një vendim të rëndësishëm, kjo kurrsesi nuk e zvogëlon feminitetin tim.