Nga Fatime Hajdari, drejtoreshë e Parqeve në Komunën e Prishtinës
Sot është 22 maji, Dita Botërore e Biodiversitetit e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.
Për herë të parë kjo ditë është shënuar në vitin 1993 që përkon edhe me periudhën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik me temë kryesore integrimin e biodiversitetit dhe mbështetjen e jetesës së njerëzve e komuniteteve.
Në këtë 22 maj, le të kujtohemi për t’u angazhuar maksimalisht çdo ditë të jetës sonë në ruajtjen e pasurive të çmuara natyrore si këto në parkun e Gërmisë të paraqitura përmes shkrepjeve të fotografit Albert Krasniqi
e