Vushtrri, persona të maskuar tentuan ta rrëmbejnë 11 vjeçarin nga duart e prindit

0
1603

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri dy persona të maskuar kanë tentuar të rrëmbejnë një djalë të moshës 11 vjeç.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 23:00, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thotë se ende nuk dihet moti i rastit, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe se njësitet policore janë duke hetuar rastin.