Viti më i ngrohtë në histori

0
71

Viti 2018 ishte më i nxehti në 252 vitet regjistruara në Austri, sipas institutit meteorologjik austriak (ZAMG).

Në vlerësimin paraprak të klimës, temperatura në vitin 2018 ishte 1.8 % më e lartë se sa mesatarja shumëvjeçare.

Para këtij viti, 2014 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ku temperatura ishte 1.7% më e lartë se mesatarja, shkruan atsh.

Sipas ZAMG-së, viti 2018 konfirmoi prirjen drejt një klime gjithnjë e më të nxehtë.

Nga 20 vitet më të nxehta të historisë së regjistruar, 14 ishin në vitet 2000./OxygenPress.info