Vetëm 10 për qind e njerëzve janë të tillë, mësoni kush janë këta

0
671

Majtakët paraqesin vetëm dhjetë për qind të popullatës njerëzore.

Ku sipas studimeve thuhet se arsyeja e pakicës së tyre, është për shkak se raca njerëzore është më shumë e prirë për bashkëpunim sesa për konkurrencë.

Në lidhje me këtë hipotezë, janë marrë edhe hulumtues nga Universiteti Northwestem, duke rezultuar se bashkëpunimi ka shkaktuar përdorimin e dorës së njëjtë.

Mirëpo, studime tjera nga Holanda- Universiteti Bochum thonë se te qenurit majtak ka të bëjë më një gjen në palcën kurrizore kur foshnja gjendet në barkun e nënës.

Pra nuk është truri ai që përcakton njerëzit janë majtak apo jo, por palca kurrizore.

Kjo nënkupton se nga java e 13-të e shtatzënisë, fëmijët e pa-lindur preferojnë të thithin një gisht të tyre, e qëllon të jetë ose nga dora e djathtë apo e majta.

Ajo dërgon një sinjal që të qenit majtak apo jo, korrespondon me palcën kurrizore dhe jo në tru,  thuhet në zbulimin e fundit nga profesorët holandezë.

Personat të cilët janë majtak karakterizohen me disa karakteristika:

  • Majtakët janë tre herë më të prirë për t’u bërë alkoolistë.
  • Përdorin më shumë anën e djathtë të trurit.
  • Arrijnë pubertetin rreth 4-5 muaj më vonë se të tjerët.
  • Janë më të mirë në bejzboll, tenis, not dhe boks.
  • Rreth 40% e lojtarëve më të mirë të tenisit janë majtakë.
  • 4 prej 7 presidentëve të fundit të SHBA-së janë majtakë.
  • Majtakët që e përfundojnë universitetin bëhen 26% më të pasur se të tjerët./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu