Varianti indian i Covid, i përhapur në 44 vende! OBSH: ‘Është shqetësues’

0
53

Në përditësimin e fundit epidemiologjik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se një variant i Covid-19, që ka shkaktuar edhe rritjen e numrit të rasteve në Indi, është gjetur në dhjetra vende në të gjithë botën.

OBSH thotë se varianti B.1.617 i Covid-19, i gjetur për herë të parë në Indi në tetor, është zbuluar në më shumë se 4,500 mostra “nga 44 vende në të gjashtë rajonet e OBSH-së”. Jashtë Indisë, OBSH u shpreh se Britania ka numrin më të lartë të rasteve të Covid me këtë variant.

OBSH e ka shpallur B.1.617 si një “variant shqetësues” duke e shtuar atë në një listë që përfshin variantet e Brazilit, Afrikës së Jugut dhe Mbretërisë së Bashkuar. Shkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan, tha se nuk kishte të dhëna mbi ndikimin e variantit në diagnostikimin, terapinë ose efektivitetin e vaksinës. Sidoqoftë, shtoi se ky variant është “më i transmetueshëm”.

Në fund të prillit, shkencëtarë thanë se ishte shqetësuese që rastet e zbuluara të Mbretërisë së Bashkuar po rriteshin me shpejtësi pavarësisht se Anglia ishte ende nën kufizime të distancës sociale.

India po përballet me një krizë të kujdesit shëndetësor për shkak të rritjes së rasteve të cilat mund të jenë pjesërisht për shkak të varianteve. B.1.617 ka ngritur alarmin sepse përmban dy mutacione “arratisjeje” që mund ta ndihmojnë atë të shmangë përgjigjet imune të trupit.

Shkencëtarët në Indi tërhoqën vëmendjen për ekzistencën e një varianti të ri, teksa ai fitoi terren në Maharashtra midis dhjetorit të vitit 2020 dhe marsit të këtij viti. Më 24 mars, Ministria e Shëndetësisë në Indi raportoi se 15%-20% e koronavirusit të studiuar në rajon mbarte dy mutacione të pazakonta: E484Q dhe L425R. Varianti u njoh si si B.1.617.

Ky variant i ri mendohet që të jetë shkaktari i një vale të re të vdekjeve nga infeksionet e Covid në Indi.