Thiago Silva, viktima e radhës për hajnat

0
56

Futbollistët shpeshherë janë cak i sulmeve të ndryshme, ndërsa nuk përjashtohet as familjet dhe shtëpitë e tyre.

Në kohët e fundit, viktimë e tyre kanë qenë futbollistët e skuadrës franceze, Paris Saint-Germain.

Të shtunën këtë “fat” e përjetoi kapiteni Thiago Silva, pasi hajnat  kanë hyrë në shtëpinë e tij, e cila ndodhet pranë stadiumit “Parc des Princes”, teksa ai ishte duke luajtur ndeshjen e Ligue 1 ndaj Nantes të shtunën.

Muajin e kaluar, viktima e hajdutëve të Parisit ishte kolegu i tij Eric Maxim Choupo-Moting, teksa ai po luante ndaj Liverpool në Champions League.

Këtë herë, një burim pranë policisë thotë se hajdutët janë larguar me sende, shumica bizhuteri, me vlerë rreth 1 milionë euro.

Në dhjetorin e vitit 2017 viktima ishte trajneri i atëhershëm i PSG Unai Emery, tani tek Arsenal, teksa ekipi i tij po luante ndaj Strasbourgut në ndeshjen për Kupën e Francës./OxygenPres.info