Thaçi flet për ushtrinë, thotë se Haradinajt i ra zhitoni më vonë

0
118

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çështja e ushtrisë do të duhej të përfundonte në vitin 2014.

Në “Oxygen” me Besim Dinen, Thaçi ka thënë se “dikujt zhitoni i bie më vonë”, duke folur kështu për procesin e trasformimit të FSK-së dhe liberalizimim e vizave.

Dikujt zhitoni i bjen pas tri vjete, pas katër vjete, pas pesë vjete. Sikur na lanë pa ushtri. Hala tash duhet me i kry, vend se me i kry në 2014, kur na thanë krejt bone, me Amerikë, me NATO, me gjithë miqtë dhe partnerët. Tash pas katër vjete, në fakt pas katër vjetë e gjysë, hajde tash e bëjmë. Mirë që po bohet, ma mirë se sa kurrë, apo ma mirë vonë se sa hiç. Po qishtu jemi ne”, ka thënë Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu