Sulmuesi i Azerbajxhanit: Shqiptarët janë të egër

0
120

Azerbajxhani është mposhtur bindshëm (0:4) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas ndeshjes nuk pati asnjë reagim dhe as pakënaqësi nga ana e kombëtares mysafire, por çuditërisht diçka e tillë ka ndodhur dy ditë më vonë.

Sulmuesi Ruslan Gurbanov ka folur për medien vendase “azerisport.com”, me ç’rast ka shprehur urrejtje të madhe për Kosovën dhe shqiptarët.

27-vjeçari i lindur në Rusi, në deklaratën e tij ka lëshuar vrer ndaj shtetit të Kosovës që sipas tij Azerbajxhani bën mirë që nuk e njeh. Gurbanov i ka quajtur tifozët kosovarë si njerëz të egër.

“Përkundër gjithçkaje, gjithmonë duhet të jeni njerëz, t’i respektoni vlerat e një vendi tjetër. Fakti që himni i Azerbajxhanit u fishkëllye në Kosovë tregon se ata nuk e respektojnë kundërshtarin. Shteti i Azerbajxhanit po bën gjënë e duhur, që nuk e njeh Kosovën, sepse ata nuk janë shtet, por të egër”, u shpreh 27-vjeçari Gurbanov../oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu