“Stop kercënimeve dhe shtrëngimeve ndaj medias së lirë!”

0
33

Nga Halil Matoshi

Stop kercënimeve dhe shtrëngimeve ndaj medias së lirë!

1. ‘Konfidecialitet’ e ‘sekret shtetëror’ nuk njeh shtypi në ni demokraci liberale, sepse media vlerëson vet (vetrregullimi) nëse publikimi i ni dokumenti ose informate âsht në interesin e publikut!?

2.
Vetëm qeveritë e shtrëngimit (Coercive Power) përpiqen të ndërtojnë kredibilitet përmes ndikimit shtrëngues!
Pavarësisht se turmat mund të kenë raport adhurues ndaj ni lideri, nëse ai përdor shtrëngimin si mjet, dmth ai po qeverisë nepërmjet frikës, prandej nuk do të fitojë respekt dhe besnikëri nga ana e qytetarëve, porse ka me përfundu në Kakistokraci!?

3.
Nëse ni media e konsideroni se ka shpifë kundër Qeverisë drejtojuni ni gjykate, sepse ju nuk jeni aty për me kercënu e disciplinu median e lirë, porse me menagju me sferën e Res Publuca-s (resurset publike);

P.S.
Për aferën Watergate në ShBA (qershor 1972, një hetim zbuloi abuzime të shumta të pushtetit nga administrata Nixon, i cili dha dorëheqjen) janë akuzuar 69 zyrtarë të shtetit nga të cilët 48 janë shpallë fajtorë, përfshi edhe Prokurorin e shtetit, porse askujt nuk i shkoi mendja me e akuzu shtypin e lirë!?

@lekcioni nr.3