Stadiumi i parë ndihmës në Skenderaj

0
103

Komuna e Skenderajt është bërë me stadium ndihmës, përurimi i tij u bë këtë javë. E ky është stadiumi i parë ndihmës që u ndërtua në kuadër të 12 stadiumeve ndihmëse që do të ndërtohen në Republikën e Kosovës për klubet që janë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll.

“Është një rast shumë me rëndësi për neve që po fillojmë t’i përurojmë terrenet që i kemi bërë bashkërisht me Ministrinë dhe me Komunat. I plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e standardeve dhe niveleve të Evropës dhe është hera e parë që një teren i tillë qitet në Ballkan. Besoj që nuk do të ketë më probleme për futbollistët sepse është thuajse sikur të jetë një teren natyral”, tha kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se 12 stadiumet për 12 klubet e Superligës do të përfundojnë brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Sot është stadiumi i parë që po e inaugurojmë në mënyrë që 12 klubeve të Republikës së Kosovës që janë pjesë e Superligës t’iu krijojmë kushtet dhe mundësitë që secila ta ketë stadiumin e saj. Është një fat i mirë dhe një mundësi e jashtëzakonshme e një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm që kemi edhe me Federatën edhe me UEFA-n”, tha ai.

Këto stadiume financohen nga MKRS-sa dhe FFK-ja me qëllim të ngritjes së infrastrukturës sportive, dhe me qëllim të krijimit të hapësirave të përshtatshme për klubet e futbollit të Republikës së Kosovës.

/OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu