Sporti i Paraglajdizmit të promovohet më shumë në Kosovë

0
92

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar përfaqësuesit e Klubit Aeronautik ‘Ballona e Sahit Ukës’, me të cilët ka Përfaqësuesit e Klubit Aeronautik “Ballona e Sahit Ukës” janë pritur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Aty kanë marrë zotime se institucioni do t’i përkrah më shumë në aktivitetet e tyre.

Me ministrin Kujtim Gashi ata kanë diskutuar paraglajdizmin, dhe aktivitetet që realizohen në këtë sport jo aq të përhapur në Kosovë.

Ministria njofton se Gashi ka inkurajuar përfaqësuesit e klubit ‘Ballona e Sahit Ukës” që të rrisin edhe më shumë aktivitete dhe pjesëmarrësit në këtë sport dhe ta promovojnë atë sa më shumë në vendin tonë, dhe se për këtë kanë përkrahjen e plotë të ministrit dhe MKRS-së.

“Duam që në Kosovë të kemi përqindje më të lartë të qytetarëve, e veçmas të të rinjve tanë për të qenë pjesë e aktiviteteve sportive”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e ‘Balona e Sahit Ukës’ kanë falënderuar ministrin për pritjen dhe përkrahjen e ofruar. Ata e njoftuan atë për planet dhe aktivitetet që janë duke i realizuar si dhe për objektivat që kanë në të ardhmen./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu