Sistemi informativ i tregut të punës në dispozicion të qytetarëve

0
81

Është lansuar dje Sistemi Informativ i Tregut të Punës. Kjo u bë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përkrahur nga Projekti për Punësimin e të Rinjve, projekt ky i SDC-së.

Ky sistem ka për qëllim të sigurojë informacione lidhur me punësimin dhe karrierën për studentët, të papunët, punëkërkuesit, prindërit, si dhe këshilltarët për karrierë duke mbledhur një sërë të dhënash nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga MASHT, MPMS, nga Administrata Tatimore, MTI, në një platformë të përbashkët që do të ofrojë informacione të përditësuara mbi  trendin dhe tendencat në tregun e punës në Kosovë, raporton OxygenPress.

Bota ka prodhuar më shumë të dhëna vetëm gjatë vitit 2017, sesa në tërë historinë paraprake të njerëzimit. Pra, të dhënat janë atje. Ne vetëm duhet t’i kemi mjetet dhe njohuritë për t’i shfrytëzuar dhe për të siguruar qasje gjithëpërfshirëse në këto të dhëna për qytetarët. Prandaj unë jam i lumtur që jam këtu me shumë nga partnerët tonë në lansimin e Sistemit Informativ të Tregut të Punës – një mjet i shkëlqyeshëm për të ndihmuar politikëbërësit, sektorin privat, si dhe studentët dhe ata që hyjnë në tregun e punës për të bërë zgjedhje të drejta”, tha zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.

Ndërsa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se kjo do të lehtësojë rrugën që të ofrojnë trajnime profesionale duke u bazuar në nevojat e tregut të punës, si dhe shkollave të mesme  profesionale që të hartojmë kurikula përkatëse sipas nevojave të tregut./OxygenPress.info.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu