“Shkon tek familja e cila jeton në varfëri ekstreme me veshje të firmave më të shtrenjta – POR t’paktën t’i kishe zbathur qizmet moj për respekt”

0
6582
Nga Besarta Gashi
E kuptoje injorancen e thelle dhe mos aftesine per t’i dalluar as edhe ngjarjet dhe vende ku prezanton dhe merr pjese.
E kuptoje edhe egoizmin e skajshem e aparences per tu mbulu me lluks prej ‘kamve te kapuqi’.
E kuptoj edhe tentimin per te rene ne sy duke u mbeshtetur tek veprat e bamirsise. Por se kuptoje kulmin e idiotsise qe disa persona e arrijne ( me
ose pa vetedije )
Mire qe shkon tek familja e cila jeton ne varferi ekstreme me fustanin Gucci , pallte LV, kapele Dior, nje veshje qe per ty kape shifren simbolike 50 mij euro. POR t’pakten ti kishe zbathur qizmet moj per respekt, dhe higjene te atij femijut te vogel qe edhe ashtu jeton ne ato kushte mjerimi.
Se spo e marrim vesh pastaj? Kush eshte qellimi i viztes suaj e dashur kengetare?
Statusi me poshtë është i Bekim Jasharit, kryetar i Komunës së Skenderajt
Familja 5 anëtarëshe e Bekim Gjeloshit nga fshati Qubrel, me kushte të rënda ekonomike dhe me fëmijë të sëmurë së shpejti do të bëhet me shtëpi të re.
Këtë lajm të mrekullueshëm kësaj familje ia dhamë bashkë me hoxhën e nderuar Halil Kastrati dhe këngëtaren tonë Leonora Jakupi.
Kjo shtëpi do të ndërtohet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, falë donatorëve dhe humanizmit të hoxhës, Halil Kasrati.
Përveç shtëpisë kjo familje tash e tutje do të përfitojë për çdo muaj përkrahje financiare nga familja e Akif Podrimçaku nga Drenasi, me banim në Slloveni.
Një falënderim i madh për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, hoxhën e nderuar Halil Kastrati dhe familjen e Akif Podrimçaku për përkrahjen e tyre dhënë kësaj familje nevojtare!