Rreziku që të infektoheni me COVID-19 duke prekur sipërfaqet është fare i vogël

0
74

Kur COVID-19 ishte në fillimet e saj në pranverë të vitit të kaluar, shumë ekspertë paralajmëruan për rrezikun që paraqitet nga prekja e sipërfaqeve të ndryshme.

Studimet e bëra treguan se virusi mund të mbijetojë për disa ditë në çelik, plastik ose inoks. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve këshilluan që nëse dikush prek një nga këto sipërfaqe të ndotura dhe më pas prek sytë, hundën ose gojën ata mund të infektohen, raporton New York Times, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo epoka e “pastrimit të thellë” mund të ketë ardhur në fund jozyrtar këtë javë, kur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i përvetësoi udhëzimet e saj të pastrimit të sipërfaqeve dhe tregoi se rreziku për infektim të virusit nga prekja e sipërfaqeve të ndotura është më pak se 1 në 10 mijë raste.

Drejtori i QKPS Dr.Rochelle Walenksy nuk e mohoi faktin që njerëzit mund të preken nga virusi përmes kontaktit me sipërfaqe por rreziku është me të vërtet i ulët.

“Njerëzit mund të preken nga virusi që shkakton COVID-19 përmes kontaktin me sipërfaqe dhe objekte të ndotura” është shprehur Walenksy në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të hënën.

“Sidoqoftë, provat kanë demonstruar se rreziku nga kjo rrugë e infektimit të transmetimit është në të vërtetë i ulët”.

Për momentin janë 134 milionë raste dhe 2.9 milionë vdekje në botë si pasojë e koronavirusit, kurse në Kosovë shifra e përgjithshme e rasteve ka arritur në 95 mijë e 886 ndërsa të vdekur janë 1 mijë e 968.