Ramos “shokon” Realin, po shkon drejt gjigantit anglez

0
33

Sergio Ramos është ndër futbollistët legjendarë të Real Madridit dhe pak kush ka menduar që ai mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Por, “Don Balon”  bën të ditur se kapiteni i “Mbretërve” shumë shpejt mund të bashkohet me Manchester Unitedin.

Transferimi i tij do të ketë vlerë prej 100 milionë eurove, ndërsa “Don Balon” ka  zbuluar se Ramos i ka kërkuar informacione Cristiano Ronaldos për “Djajtë e Kuq”. Nga ana tjetër edhe vetë Mourinho është vënë prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi që të mbyllë problemet te Manchester United.

Pas Ronaldos, largimi i Ramosit do të ishte një tjetër goditje e madhe për Real Madridin./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu