“Pulp Fiction” vjen në Kinema të hapur, të shtunën në hapësirën parkuese mbrapa Pallatit të Rinisë

0
101
Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës po sjell një event krejtësisht ndryshe me qëllimin e vetëm për relaksimin e njerëzve në këtë kohë pandemie.
Përmes këtij eventi, do të largoheni nga problemet ditore e do të udhëtoni bashkë me filmin “Pulp Fiction” drejt botës klasike amerikane.
Eventi do të jetë +18, andaj kërkohet mirëkuptim!
Open Air Cinema po vjen më datë 17.04.2021, në ora 19:30.
Vendi: Hapësira parkuese e Prishtina Parking, mbrapa Pallatit të Rinisë.
Me propozim të Architecture for Humans ky event po jetësohet dhe ne jemi shumë entuziast që ta përjetojmë bashkë këtë natë.
Ju lutem që ti keni me vete maskat dhe të mbani distancën gjatë transmetimit të filmit.