Princesha e Japonisë heq dorë nga titulli, martohet me një nënpunës

0
73

Princesha e Japonisë, Ayako, ka hequr dorë nga pozicioni nga titulli i saj në familjen mbretërore. Kjo ka ardhur si pasojë e martesës së saj me një nënpunës të një kompanie anijesh.

Sipas ligjit perandorak të Japonisë, anëtarët femra të familjes mbretërore humbasin titujt e tyre dhe statusin nëse zgjedhin të martohen me dikë që nuk lidhje familjare mbretërore ose aristokrate. E njëjtë nuk vlen për anëtarët meshkuj të kësaj familje.

Ayako 28 vjeçare që është fëmija i parë i princeshës Hisako dhe të njërit Princit Talamodo, u martua me nënpunësin 32 vjeçar Kei Moriya.

Dashurinë e tyre ata e kurorëzuan me martesë në kompleksin e shenjtë “Meiju Jingu” në Tokion Qendrore.

Anëtarët e ngushtë të familjes dhe miqtë e mirëpritën nusen dhe dhëndrin teksa hynin në sallën e ceremonisë.

Thuhet se me heqjen dorë nga titulli, princesha do të marrë rreth 950.000 dollarë nga qeveria japoneze për shpenzimet e jetesës.

Ceremonia e martesës ishte private dhe morën pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes.

Tempulli ku u zhvillua ceremonia ka një rëndësi të madhe simbolike. I hapur në vitin 1920, tempulli Meiji është i dedikuar për shpirtrat e perëndishëm të perandorit Meiji dhe të gruas së tij, Empress Shoken.

“Jam shumë e lumtur që kemi mbajtur dasmën në këtë Shrine të Meijit ku adhurohet gjyshi im i madh Meiji Perando. Ndihem kaq e lumtur”, deklaroi Ayako.

Martesa e Ayoko dhe dorëheqja nga detyrat mbretërore vjen në një kohë të vështirë për monarkinë më të vjetër në botë, shkruan CNN.

Ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar, ku Mbretëresha Elizabeta miratoi ndryshimet në linjën mbretërore të trashëgimisë dhe u dha të drejta të barabarta djemve dhe vajzave të mbretërve britanikë për të trashëguar fronin, zyrtarët në Japoni kanë përjashtuar një veprim të ngjashëm./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu