Parashikimi i motit

0
43

Në vendin tonë sot parashihet mot shumë ftohtë. Do të jetë pjesërisht vranët, pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale bore.

Prishtina Weather njofton se nesër mëngjesi do të jetë me ngrica. Gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

Ndërsa të enjtën në mëngjes ngrica, gjatë ditës mot kryesisht me vransira.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare, e nga dita e mërkurë maksimalet do të shënojnë rritje mbi 0C. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -1C deri në +3C.

Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 4-11m/s.

Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e nga dita e mërkurë do të shënojë rritje./OxygenPress.info