Oscars thyen ligjin? Aktivistët vënë re diçka madhore

0
117

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars, më prestigjiozet në industrinë e kinematografisë, po diskutohet nga aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët së fundmi vunë re diçka madhore.

Çmimet e këtij viti ishin ndryshe – jo për shkak të Covid – por për shkak të skenës së ceremonisë. Prej më shumë se 30 vjetësh, skena e përdorur në ceremoni mund të ketë thyer ligjin. Si kështu?

“Crip Camp” u nominua në kategorinë “Best Documentary Feauture”, kështu që organizatorët u siguruan që të nominuarit të kishin mundësi të lëviznin lirshëm me karriget me rrota.

“Vendosja e platformave të pjerrëta ishte një gjë e madhe. Të shohësh vendosjen e tyre kudo brenda ceremonisë ishte më shumë se ç’kisha imagjinuar,” shkroi në Instagram një aktiviste e të drejtave për njerëzit me nevoja të veçant, Andraea LaVannt.

Vendosja e tyre u konsiderua në internet një “moment kryesor për fushatat mbi njerëzit me nevoja të veçanta” dhe Human Rights Watch u shpreh se u shënua një “revolucion i gjithëpërfshirjes”.

Mirëpo aktivistët thonë se organizatorët e Oscars duhet ta kishin realizuar një gjë të tillë të paktën që nga vitet ’90 dhe teknikisht, veprime ligjore mund të ishin ndërmarrë kundër tyre sepse nuk i janë përmbajtur standardeve të gjithëpërfshirjes.

“Crip Camp: Një Revolucion i Aftësisë së Kufizuar” është një film-dokumentar i prodhuar nga Nicole Newnham dhe James LeBrecht, ku Barack dhe Michelle Obama shërbejnë si producentët ekzekutiv. Ngjarjet e “Crip Camp” vendosen në vitin 1971 në Camp Jened, një kamp veror në New York i përshkruar si një “kamp i lirë, me shpirt të lirë, krijuar për adoleshentët me nevoja të veçanta”. Filmi-dokumentar përqendrohet te kampet që u shndërruan në aktivistë për të drejtat e njerëzve dhe ndjek përpjekjet e tyre për ndryshimet ligjore.