Organizohet për herë të parë ngjarja e modës për persona me aftësi të kufizuara

0
620

Gjatë ditës së sotme do të organizohet ngjarja e modës për persona me nevoja të kufizuara “E bukura fillon me ne”.

Ky event është organizuar nga ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala. Po ashtu në bashkëpunim me dizajnerët vendor si: Drenusha Xharra, Diana Qerimi, Etnik Shala, Enkelejda Shatri, Lia Stublla, Labinot Gashi, Mia Matin, Shema Sahiti, Valdrin Sahiti dhe Valon Pestisha, kreacionet e të cilëve do të prezantohen ekskluzivisht vetëm nga këta persona, ka për qëllim krijimin e  mundësisë së shfaqjes së talentit të këtyre personave në këtë fushë, shkruan OxygenPress.

Mbi të gjitha, fokus kryesor ka ngritjen e vetëdijesimit të shoqërisë se edhe këta persona që kanë aftësi ndryshe duhet dhe mund  të jenë te integruar edhe në fushën e modës, dhe krijimin e një pozite të barabartë të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

Ideja kryesore e kësaj ngjarjeje është përçimi i një mesazhi ndryshe nga radhët e tjera për respektimin e të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë respektimin dhe integrimin e barabartë të personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë. Në këtë ngjarje para publikut do të paraqiten 35 modelë dhe modele me nevoja të veçanta nga të gjitha kategoritë dhe komunitetet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu