“Nuk ka emër më të shenjtë se sa emri hero lirie”

0
115

Nga XHEVRIJE KURTESHI NIMANI

Nuk ka plagë më të ëmbël
Se plaga për liri,
Thoshte ushtari trim
Derisa shokët i’a lidhnin plagën e betejave.

Nuk ka fashë më shërueshme,
Se shamia e nënës,
E faculeta e vashës sy shkruar
Lagur me lot malli.

Nuk ka liri më të shtrenjtë
Se vet liria e fituar,
Nga gjaku i bijëve e bijave
Më të guximshme të kombit.

Nuk ka emër më të shenjtë
Se sa emri hero lirie,
Gdhenur në përjetësi
Faqeve të historisë.