Njihuni me Blerina Tërbunjën, autore e librit “Sogjetarë të hënës” por fizikante me profesion

0
231

Blerina Tërbunja është autore e librit “Sogjetarë të hënës’’, libër ky i cili u botua së fundmi por e veçanta e Tërbunjës është se profesioni i saj është mësimëdhënëse e fizikës, e admiron astronominë por shkrimi është pasioni i saj.

Profesioni i Tërbunjës e plotëson atë, shkenca është ajo çka e konsumon të gjithë energjinë e Blerinës por shkrimet e ndihmojnë atë të largohet nga monotonia.

OxygenPress ka realizuar një intërvistë me Blerinën duke mësuar më shumë për shkrimtaren e cila ka një stil të veçantë të të shkruarit.

OxygenPress: A ekziston e përkryera?

Tërbunja: Në konditat e mia, e përkryera është nëna ime.
Në konditat e botës, pikërisht mosekszistenca e përfeksionit na bënë neve qenieve njerëzore që të kërkojmë vetën brenda vetës dhe t’i shpërbëjmë çastet e jetës duke menduar për to sepse mendimi është mënyra më e shpeshtë e shijimit të diçkaje, duke ditur se jeta është 1% ndodhi dhe pjesa tjetër është thjesht përjetim. Pastaj secili mendim lind një mendim tjetër akoma më të fuqishëm sesa mendimi paraprak. Fuqia na bënë të kuptojmë sa e mirë apo jo e mirë, dhuratë apo sfidë është jeta.
Por përjashtimi vërteton rregullin, dhe një mendje joapsolute është përfekte për këto dimensione, sepse ngjallë dilema dhe secila dilemë kërkon zgjidhje. Çdo zgjidhje është një çast.
OxygenPress:  Cilin tipar të juajin nuk e pëlqeni?

Tërbunja: Padurimin.
Do listoja dhe disa por po majftohem më me të keqin që kam.
Ky tipar imi më ka shkaktuar shumë telashe me njerëzit që i dua. Nuk kam duruar kurrë të jem e hidhëruar me njerëzit që i dua, as pas të tridhjetë e tretën herë që ata më janë hidhëruar.

OxygenPress:  Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?

Tërbunja: Josinqeritetin dhe cinizmin.

OxygenPress:  Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?

Tërbunja: Kam dy lloje rrugëtimesh që i dua:
1. Një që e kam provuar
2. Një që se kam provuar akoma
E para është rrugëtimi drejt vetës dhe përherë më shijon ndryshe sepse ndodhë ndryshe. E kam kuptuar tashmë: gjithçka është në ndryshim dhe asgjë nuk është e sigurtë.
E dyta është gjendja papeshë, pulskimi në hapsirë. Shpeshë i mbylli sytë dhe thjesht pulskoj universit. Ndjehem ndryshe, mbinjeri i Niçes, Zot i unit tim, ndjehem Blerinë. Ky është kodi im. Në këtë gjendje si dhe kur jam e dashuruar, e adhuroj vetën.

OxygenPress:  Cilën frazë e përdorni më së shumti?

Tërbunja: Merrë vetën dhe ikë nëpër kujtime nëse realiteti i sotëm është i ngushtë. Jeto si udhëtar.

OxygenPress:  Çka dhe kush është dashuria juaj më e madhe?

Tërbunja: Dielli i ditëve të mia. Familja ime. Librat. Vetja ime.

OxygenPress:  Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?

Tërbunja: Se kam shijuar akoma, ditën kur do ta mundë vetën dhe do të triumfojmë së bashku drejt dritës që vjen prej qelizës amë, kodit tim, gjenit tim, unit tim.

OxygenPress:  Nëse do të kthenit kohën çfarë do të ndryshonit?

Tërbunja: Shumëçka. Së pari nuk do isha aq e sinqertë, pastaj nuk do i zija besë askujt pos vetës. Dhe sidomos do rrija gjithmonë unë edhe në rastin e zhgënjimit më të madhë.
Di një gjë, secilën herë do jetoja ndryshe, po të kthehesha pas dhe jo se jam penduar për çka kam jetuar por sepse unë jam shumë më shumë se një version.

OxygenPress:  Ku do të kishit dëshirë të jetonit?

Tërbunja: 1. Në Mars, unë dhe Dielli duke nisë një rigjallërim të ri të një planeti shterpë.
2. Në një ishull, prap vetëm me Diellin, detin dhe malin.
3. Në Itali apo si udhëtare e këtij planeti deri në mbarim të kohës sime.

OxygenPress:  Cila është cilësia juaj më e veçantë?

Tërbunja: Jam tepër në dy pika. Dua tepër dhe jam e sinqertë tepër.

OxygenPress:  Cili është shkrimtari juaj i preferuar?

Tërbunja: Dje ishte Kundera. Sot është Niçe. Nesër dikush tjetër.

OxygenPress:  Çka vlerësoni tek një mashkull?

Tërbunja: Aftësinë për të ofruar mbështetjen, për të bërë të ndjehesh femër e mbrojtur dhe shpirt i lirë në dorën e tij që është bota yte. Gatishmërinë për të marrë përgjegjësi dhe për të mos mohuar vetvetën. Guximin për t’i qelë ëndërrat – zgjëndërr.

OxygenPress:  Si do të dëshironit të vdisnit?

Tërbunja: Teknikisht do të doja të vdisja pa e kuputar, ndoshta në gjumë. Ndrësa ndryshe do doja të vdisja si gjyshe që i jam mëzitë pesëdhjetë mbesave dhe nipërve të mi. Ndryshe do të doja të vdisja, kur do kisha prekur limiet e vetës dhe do isha e qetë dhe e ngopur me gjithëçka.

OxygenPress:  Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi ose sendi do të zgjidhnit të jeni?

Tërbunja: Dritë. Apo shpirt i dikujt tjetër.

OxygenPress:  Cila është motoja juaj?

Tërbunja: Mos rri rob në formë as në ligje, bëhu si uji kudo që gjenë zbrazëti mbushe hapsirën ose ndiçe impulsin në hapsirë.

OxygenPress:  Cili ka qenë motivi për librin ‘’Sogjetarë të hënës’’?

Tërbunja: Motivi kryesor ishte takimi më i bukur në jetën time njëherit dhe më i sikletshmi, takimi me vetën. Poashtu fluturimi pakrahë nëpër qellin e botës sime, isha pëllumb i bardhë, kuvendoja mes bardhësisë. Mësova përqafimin e shpirtit, pajtimin e unëve, realizimin e vetës në versionin më të mirë. Kuptova mallin, zjarrin e lotit, buzëqeshjen me qelizat amë, rrënimin e vetës.

Ne. sogjetarët e hënës jemi mësuesit e së vërtetës dhe sogjetarë të çiltërsisë.

E bardha dhe e zeza janë ngjyrat e kopertinës së librit tim. Dominon e zeza me të cilën kam dashtë të shprehë mungesën, pastaj është e bardha që shprehë praninë. /oxygenpress.info