Një hap para për projektligjin për bibliotekat dhe kinematografinë

0
70

Sot në Seancën Plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë miratuar në lexim të parë disa projektligje të rëndësishme për fushën e kulturës dhe sportit. Në mesin e tyre edhe projektligjin për bibliotekat, atë për kinematografinë, projektligjin për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, projektligjin për sponzorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe atë për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Sipas ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, përmes tyre plotësohen objektivat strategjike të ministrisë.

Hartimi dhe zbatimi efektiv i legjislacionit përkatës mbetet prioritet i rëndësishëm. Së këndejmi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Projektligjeve të sipërshënuara ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse. Prandaj, kalimi i propozimeve të MKRS-së nga ana e Kuvendit, plotëson objektivat strategjike të ministrisë por edhe kompleton harmonizimin e këtyre projektligjeve me ligjet tjera të Kosovës”, është shprehur ministri Gashi.

Ditë më parë disa prej këtyre projektligjeve kishin dështuar të votoheshin për shkak të mungesës së kuorumi, por sot ato u miratuan në lexim të parë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu