Asambleja e 87-të e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) pritet që nesër të votojë mbi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Punimet po zhvillohen në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Pika kryesore e rendit të ditës në këtë mbledhje do të jetë zgjedhja e kryetarit të INTERPOL-it. Në vend të ish-kryetarit kinez, Hongwei Meng, i cili dha dorëheqje pasi u arrestua në vendin e tij garojnë kandidatë nga Koreja e Jugut, Rusia dhe Afrika e Jugut.
Mes tjerash në mbledhje do të votohet edhe për aplikimet për anëtarësim të Kosovës.
Nesër Kosova do ta marrë përgjigjen përfundimtare mbi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL. E për këtë qeveria e Kosovës është shprehur optimiste se do të ketë përgjigje pozitive./OxygenPress.info