“Nëse nuk kujdesemi për dhëmbët ata do të jenë vatër infeksionesh”

0
148

Arbërije Prenaj Zeneli, specialiste e ortodencisë, dikur moderatore e lajmeve qendrore e ftuar në emisionin Oxygen ka treguar për rëndësinë e kontrollës së vazhdueshme tek mjeku i dhëmbëve duke mos i përmbysur prioritetet.

Prenaj ka thënë se kontributi më i mirë të cilën mund të bëj çdo qytetar në Kosovë është të kryej punën e tij më përgjegjësi.

 “Duhet menduar gjithmonë anën pozitive, të kryhen shërbimet e duhura dhe të mendojmë në mënyrë pozitive. Nëse unë si mjeke e kryej punën time më përgjegjësi të plotë, unë e kam kryer obligim tim ndaj shtetit pa kërkuar favore ose poste të tjera. Secili mund të kontriboj në këtë formë në profesionin e tyre. Boll doktoruem hajde të mësojmë pak, kjo thënie tregon që secili duhet të i meritoj titujt dhe të kontriboj në atë çka studion e jo vetëm të punojë thjesht të marr një titull.” thotë Prenaj

Të qenurit vetvetja është ajo çka na mungon shumë në këto kohëra, po verëhet tendeca për të dominuar tjerin me çdo kusht sipas Prenaj-Zeneli.

“Kur diskutoj për barazinë gjinore, më vjen keq se Kosova nuk qëndron mirë në këtë aspekt. Ne duhet të fisnikërojmë veçantitë e njëri- tjetrit dhe të bëjmë të mirën e përbashkët. Kur marrim në parametrat biokimik, fiziologjik, gjinia femërore dhe mashkullore nuk i ka parametrat e njejtë. Duhet të plotësojmë njëri tjetrin gjithmonë, duke mos pasur kurrë tendencën për te dominuar tjetrin. Kur vajzat arrihen të bëhen zonja të vetvetes atëherë kjo është e gjitha.” thotë Prenaj.

Si funksionojnë martesat ndërfetare në Kosovë sipas Arbërijes për të cilën kurrë nuk ka paraqitur problem ose pengesë fakti që ajo dhe bashkëshorti i saj Lulzimi nuk i përkasin orientimit të njejtë fetar.

“Familja ime nuk e njihte familjen e Lulzimit, por vetëm Lulzimin dhe kishin shumë opinion të mirë për të. Ne kemi shumë martesa ndërfetare në familje dhe kjo nuk ka paraqitur kurrë problem për ne dhe as nuk është diskutuar si problem. Unë kam një mesazh për të gjithë dhe u them që gjërat duhet shikuar ndryshe, duhet eleminuar gjërat ekstreme, duhet njohur vetëm gjërat e mira nga secila fe dhe atëherë nuk do të ketë problem.Në kohën kur ne jemi takuar kemi qenë të punësuar dhe fakultetin e mbarur, kemi ditur çka dëshirojim prej jetës dhe jemi dakordu për çdo gjë si nga ana e fesë e çdo gjë tjetër.” thotë Prenaj

“Nëse nuk kujdesemi për dhëmbët ata do të jenë vatër infeksionesh, andaj Prenaj thotë që duhet të kontrollojmë vazhdimisht dhëmbët dhe duhet shikuar ana funksionale e dhëmbit më shumë se ajo estetike.

“Mendoj që i kemi përmbys prioritetet duke anashkaluar gjërat primare, Duhet të dijmë vendin dhe rëndesinë e mjekut. Duhet renditur prioritetet dhe të vendosim kujt të i kushtojmë rëndësi. Shteti dhe qytetari janë përgjegjës që nuk kontrollohen rregullisht tek mjeku qytetarët e Kosovës. Ne po u kushtojmë rëndësi gjërave sipërfaqësore. Nuk i kontrollojmë aq sa duhet dhëmbët dhe për fat të keq nuk kemi dhëmb të mirë kjo sipas mënyrës së ushqyerit e shumë faktorëveve të tjerë. Nëse nuk kujdesemi për dhëmbët ata do të jenë vatër infeksionesh. Gjithmonë duhet shikuar ana funksionale e dhëmbit kurse pastaj ajo estetike.Fusha e mjekësisë ka avancuar shumë gjithmonë punohet të kopjohet ajo çka është e natyrshme.” shton për fund Prenaj./oxygenpress.info