Në ditët e ardhshme, vransira dhe intervale me diell, pa reshje

0
121
Pas reshjeve të shiut, por edhe të borës që ranë vende-vende sot, në dy ditët e ardhshme parashihet mot më i qëndrueshëm, me vransira dhe intervale me diell, më të gjata ditën e premte. Nuk parashihen mundësi për të reshura.
Në fundjavë ditën e shtunë sërish priten vransira dhe të reshura shiu, që vazhdojnë edhe mëngjesin e së dieles, kur edhe pritet të pushojnë. Ditën e diel do të ketë edhe intervale me diell, e do të mbajë mot më i butë. Ditën e hënë sërish me të reshura shiu, e që ka mundësi të jenë me intenzitet edhe mesatar.
Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme do të jetë përreth vlerave të pranueshme dhe të mira. Vetëm vende-vende në periudha më të gjata të qetësisë mund të kaloj në vlera të dobëta.
15.04 – Kryesisht me vransira, por pa të reshura. Ditën edhe intervale të shkurta me diell.
16.04 – Paradite intervale me diell. DItën vransirat do të shtohen.
17.04 – Kryesisht vranët dhe me reshje shiu kohëpaskohe. Në vise kodrinoro-malore priten edhe reshje bore.
18.04 – Në mëngjes vende-vende reshjet e shiu vazhdojnë. Ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell, e pa kushte për reshje.
16.04 – Kryesisht vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë të intenzitetit mesatar.
Temperaturat mbesin të ulëta për këtë periudhë kohore. Minimalet zbresin edhe në -2C, ditën e premte, e në fundjavë arrijnë edhe deri në 5C. Maksimalet luhaten nga 10C deri 12C, e të shtunën zbresin deri në 9C, e të dielen mund të rriten deri në 14C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes ditëve në vijim, e nga fundjava në rënie.