Ndihmo që asnjë fëmijë mos të rritet i vetëm

0
155

SOS Fshatrat e Fëmijëve me përkrahjen e Klubit të Prodhuesve të Kosovës organizojnë mbrëmje për mbledhje të fondeve, të cilat do të shkojnë për fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Me fondet e mbledhura nga kjo mbrëmje do të ndihmohen fëmijët pa përkujdesje prindërore, të braktisur, fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror, që të rriten në familje dhe të kenë ngrohtësinë familjare, kujdesin dhe shkollimin e duhur, njoftojnë SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Organizimi mbahet sonte prej orës  19:00, në Hotel Emeral në Prishtinë, raporton OxygenPress.

Në këtë mbrëmje do të përformojnë, Ansambli Vokal Zanat dhe Artan Hasani piano, Vesa Luma, Denik Prizreni, balerinat e “Behia’s Dance”, dhe nxënësit e shkollës së muzikës “Amadeus”.

Prezenca e secilit nga ju do të ndihmojë që asnjë fëmijë mos të rritet i vetëm.

Çmimi i biletës ëstë 50 euro.

Përveç presences, kompanitë mund të mbështesin SOS Fshatrat e Fëmijëve me 1000, 3000, apo 5000 mijë euro, dhe duke u bërë njëherësh kompani mike e bronztë, agjendtë apo e artë.

Biletat mund t’i bleni në zyret e SOS Fshatit të Fëmijëve në Velani, Prishtinë apo direkt në mbrëmje./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu