NATO dhe SHBA mobilizohen për Ukrainën

0
156

Konsultimet emergjente të NATO-s me Kievin dhe njoftimi nga Shtetet e Bashkuara se do të dërgojë trupa të reja në Gjermani (500 trupa). Këto janë sinjalet “e forta” dërguar Moskës të martën në një përpjekje për të zbutur një konflikt të ri në Ukrainë dhe për t’iu përgjigjur shfaqjes së forcës së Rusisë.

“Përforcimi i konsiderueshëm ushtarak i Rusisë është i pajustifikueshëm, i pashpjegueshëm dhe thellësisht shqetësues,” paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg të martën pasi priti ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Ndërkohë, shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin, janë konsultuar në Bruksel me aleatët e tyre të NATO-s për masat për t’iu kundërvënë Moskës.

Moska akuzoi NATO të Martën për kryerjen e veprimtarive “kërcënuese” dhe tha se ishte e detyruar të “merrte masat e duhura”. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se ai kishte transferuar “dy armata dhe tre njësi të trupave ajrore në kufijtë perëndimorë të Rusisë për stërvitje” brenda tri javësh. Ai nuk specifikoi vendndodhjen e këtij dislokimi. Më shumë se 80 000 burra janë zhvendosur në kufirin ukrainas, si kurrë më parë që nga aneksimi i Krimesë, sipas Blinken.

Dmytro Kuleba u bëri thirrje aleatëve të mos “rrëmbehen” nga Rusia dhe të sigurojnë “mbështetje shumë konkrete” për Ukrainën. “Ne duhet të shmangim gabimin e bërë në 2014, kur Rusia nisi veprime të shpejta në Donbass dhe Crimea, ndërsa shumica e Perëndimit po mendonte për një përgjigje,” tha ai. AFP-eb