Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi

0
98

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi, ku u diskutua për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit Ministri Murati dhe Ambasadori Minxhozi diskutuan rreth implementimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, për themelimin e një grupi punues ndërministor mes Kosovës dhe Shqipërisë për trajtimin e çështjeve të ndryshme mes dy vendeve. Në takim u diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së mallrave në mes të dy vendeve si dhe për krijimin e një mekanizmi i cili do të shërbejë në rritjen e diversitetit të kompanive që qasen në tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë.