Merkel: Mbrojtja e klimës varet nga politika

0
68

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se masat e gjera për mbrojtjen e klimës mund të zbatohen vetëm me shumicat përkatëse politike.

“Unë e kuptoj, dhe kjo më bën paksa të trishtuar, natyrisht që të rinjtë thonëse duhet të shkonim në gjykatë para se qeveria të na jepte në të vërtetë atë që kemi të drejtë”, theksoi ajo gjatë një debati me aktivisten gjermane për klimën, Luisa Neubauer.

”Sidoqoftë, ishte gjithashtu e vërtetë që në një demokraci, ju gjithmonë duhet të merrni shumicën e votave për të bërë diçka”, shtoi Merkel.

Merkel foli për zonën elektorale të saj, ku shqetësimet në lidhje me ndërtimin e turbinave me erë shoqërohen gjithmonë me ankesa.

”Thjesht injorimi i shqetësimeve të njerëzve mund të çojë në një situatë ku mohuesit e klimës mund të jenë shumica”, theksoi Merkel./ATSH