Mënyra të thjeshta për të motivuar veten për të studiuar më shumë

0
188

Ndonjëherë duam të bëjmë gjithçka veçse të ulemi dhe të mësojmë. Pandemia dhe gjithë problemet që kanë ardhur me të, kanë ndikuar gjithashtu në mënyrën se si (nuk) përqendrohemi. Mund ta gjeni veten duke menduar “A do t’i kuptoj?”, “Pse të vazhdoj kur e di që s’do i arrij?”, etj etj. Herës tjetër që do të dyshoni tek vetja apo nuk do ndiheni në formën më të mirë për të studiuar, rikujtojini vetes ca gjëra të thjeshta.

#1 – Pranoni rezistencën tuaj dhe ndjenjat e vështira

Mund të jetë e dobishme t’i shkruani këto ndjenja dhe mendime dhe pastaj t’i lini ato mënjanë. Kështu, i zhvendosni të gjitha në një vend tjetër larg kokës/mendjes suaj, në mënyrë që të mund të studioni.

#2 – Mos iu shmangni

T’i shmangeni punëve dhe detyrave që keni është gjëja më e keqe që mund të bëni. Do të lodheni dhe zhgënjeheni nga vetja. Ju jeni më të fortë se kaq!

#3 – Mos e fajësoni veten nëse i shtyni detyrat ndonjëherë

Nëse keni zakonin për t’i lënë gjërat në momentin e fundit, bëhuni të vetëdijshëm që e keni këtë ves dhe gradualisht përpiquni ta përmirësoni. Më mirë t’i ktheheni një detyre herët a vonë, sesa mos t’i ktheheni fare.

#4 – Mundohuni të kuptoni më mirë stilin tuaj të studimit

Çfarë do jua bëntë më të lehtë punën? Përpiquni ta bëni përvojën tuaj të studimit sa më interesante. Pastroni vendin e punës, përdorni ngjyra, krijoni rregull, dëgjoni muzikë të lehtë pa tekst etj.

#5 – Mos dyshoni për asgjë tek aftësitë tuaja

Mos e ulni veten duke e krahasuar me të tjerët. Nëse e gjeni veten me këto mendime, jini të vetëdijshëm që jeni duke i patur ato dhe zhvendoseni mendjen tek diçka tjetër.

#6 – Vizualizoni veten duke filluar nga puna

Uluni dhe punoni qoftë edhe për 10 minuta. Vizualizoni veten duke studiuar, më pas vizualizoni përfitimet që do merrni prej studimit.

#7 – Përqendrohuni në detyrën në fjalë

Përcaktoni përparësitë e detyrave më të rëndësishme dhe shmangni kryerjen e shumë detyrave njëkohësisht apo shpejt e shpejt.

#8 – Komunikoni çdo vështirësi me të tjerët

Kjo mund t’ju ndihmojë të angazhoheni në proces dhe të identifikoni detyrat e rëndësishme. Komunikimi mund t’ju ndihmojë të angazhoheni për qëllime të menjëhershme dhe gjithashtu mund të gjeni pikëpamje dhe këshilla të ndryshme nga të tjerët.

#9 – Merr kohë për të skeduluar detyrat

Pyeteni veten “Sa mund të arrij në 2 orët e ardhshme?” në vend të “A mund t’i kryej të gjitha detyrat?” – Në këtë mënyrë ju nuk mbingarkoheni aq lehtë nga vëllimi i studimit që duhet të bëni.

#10 – Mos harroni se të studiuarit mund të jetë sfidues dhe t’ju nxjerrë nga zona juaj e rehatisë dhe kjo është diçka e mirë

Ngjitja e një mali s’është e lehtë, por pamja nga lart dhe ndjenja e ajrit të pastër janë të mrekullueshme. Përqendrohuni te rezultati dhe jo “lufta” për të arritur atje, por nëse mundeni, përpiquni ta shijoni dhe “luftën”. Pas ca vitesh, do t’ju marrë malli për të!

Burimi: UCL News, Anabel