Më shumë se tre muaj pritje për rezonancë magnetike në Radiologji të QKUK-së

0
139

Pacientët që kanë nevojë të kryejnë rezonancë magnetike duhet të presin më shumë se tre muaj në Klinikën e Radiologjisë në QKUK.

Gazeta Shneta ka siguruar një dokument të një paciente e cila ka bërë një termin në këtë klinikë për të kryer një rezonancë magnetike.

Në këtë dokument termini për rezonancë pacientes i është caktuar më 3 gusht të këtij viti, në MRI-në e cila gjendet në Onkologji.

Kjo situatë me listë të pritjes në Radiologji ka vështiruar mundësitë e pacientëve për t’u diagnostikuar sa më herët për trajtimin e sëmundjeve eventuale.

Lista e pritjes ndodh në kohën kur në QKUK janë reduktuar shërbimet elektive dhe fluksi i pacientëve është më i vogël. /Gazeta Shneta/