Masat e Qeverisë: Gratë shtatzëna lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë fizikisht

0
128

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marr vendim për masat e reja për menaxhimin e pandemisë.

Në kuadër të këtyre masave, Qeveria ka liruar gratë shtatzëna nga obligimi për t’u paraqitur në punë fizikisht, shkruan Gazeta Shneta.

“Të gjitha punëtoret shtatzëna duhet të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu krijuar mundësinë që të punojnë nga shtëpia”, thuhet në pikën 7 të këtij vendimi.

Vendimi vlen për sektorin publik dhe privat, pasi në pikën 6 të vendimit kërkohet nga “Punëdhënësit publikë dhe privatë udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit”.